Antonio Conte ishte në Torino këto ditë, e cila gjë bëri që tifozët e Juventusit t’i luten atij për një rikthim në klubin e tyre, aq më pak që kontrata e tij me Tottenham Hotspur është drejt përfundimit.
Trajneri e ka ende shtëpinë në këtë qytet pasi që kishte kaluar shumicën e karrierës së tij si trajner me Juven.
Në mes të pushimit të Botërorit në Katar, Conte ka ateruar në Torino dhe është parë duke ngrenë në njërin prej restoranteve të tij të preferuara.
Natyrisht, kjo ishte një përgjigje e fuqishme për tifozët e Juves në Instagram, të cilët shkruan duke e lutur atë që të kthehet për të mirë dhe ta marrë detyrën e Max Allegrit.
Për momentin kjo nuk është e pamundshme, pasi që Conte ende nuk ka nënshkruar kontratë të re me Spurs.
Kontrata e tij skadon në fund të sezonit dhe negociatat për një zgjatje të mundshme nuk duken në horizont.
Conte e mori Tottenhamin në nëntor të vitit 2021, pasi që më parë u largua nga Interi pasi që fitoi Scudetton, më shumë për shkak të gjendjes financiare e ku ju bë e qartë që nuk do të këtë përforcime për të.
Një problem të njëjtë ai është duke e pasur edhe në skuadrën në zhvillim në Londrën Veriore, ku trajneri ka kërkuar emra të mëdhenj, por ato transfere nuk janë bërë.