Tifozët e skuadrës së Liverpoolit duket se po shqetësohen që as këtë vit nuk do të shpërblehet me titull.
Lojtarët e Jurgen Klopp kanë qenë në krye të tabelës për një kohë të gjatë, por pas dy gabimeve radhazi, ishte skuadra e Manchester City ajo që parakaloi.
Liverpool e nisi për mrekulli sezonin, ku në 20 ndeshjet e para dështoi të fitonte vetëm tri herë.
Por, në vitin e ri kalendarik, 2019, gjërat nuk po shkojnë aspak mirë për skuadrën nga ‘Anfield’, pasi ata kanë dështuar të fitojnë në pesë nga nëntë ndeshje këtë vit.
Liverpool sot do të ketë mundësinë që të afrohet në vetëm një pikë me Manchester City, nëse shënon fitore ndaj Burnley, që nuk pritet të jetë problem i madh.