Tifozët e Milanit kanë një mesazh për klubin: Derbi duhet të fitohet

13:12 | 20 Shkurt 2021

Rreth 300 tifozë të Milanit të mbledhur jashtë Milanello për të mbështetur Rossonerët përpara derbit të nesërm della Madonnina.

Rossonerët do të përballen nesër me Interin në një përplasje derbi në Serie A, ndeshje e cila fillon në 15:00.

Tifozët nuk do të lejohen brenda stadiumit për shkak të pandemisë së vazhdueshme COVID-19, përcjell lajmi.

Megjithatë, rreth 300 tifozë Rosonerë u mblodhën jashtë qendrave të stërvitjes së Milanit për të parë nga afër këtë mëngjes për të parë stërvitjen e Milanit dhe për të mbështetur ekipin përpara derbit.

Ata gjithashtu shfaqen edhe një banderolë ku shkruhej: “90 minuta për të sulmuar, derbi duhet të fitohet”.

Milani kishte humbur kundër Spezia javën e kaluar dhe mori një barazim kundër Yllit të Kuq në Ligën e Evropës këtë të enjte të kaluar, për këtë arsye tifozët kanë dalur në mbështetje të klubit.

Komento: