Tifozët e Milanit në festë, Boban kontakton Modricin

08:57 | 02 Korrik 2019

Boban – Modric, lajmi që gëzon tifozët e Milanit.

Drejtori i ri i Milanit, Zvonimir Boban ka kontaktuar me mesfushorin e Real Madridit, Luka Modric në lidhje me transferimin e tij në San Siro.

“Gazzetta dello Sport” shkruan se Boban ka kontaktuar me bashkëkombësin e tij duke i shprehur gatishmërinë për ta sjellë në Milan.

Modric është një prej futbollistëve kryesorë në Real Madrid.

Mirëpo, ai edhe në të kaluarën ishte spekuluar me largim nga Santiago Bernabeu ku në verën e vitit të kaluar ishte objektiv i Interit.

Komento: