Gennaro Gattuso i ka ditët e numëruara në Milan. Ai shumë shpejt pritet të shkarkohet nga drejtuesit e Milanit.
E duket se Milan ka gjetur edhe zëvendësuesin e Gattusos.
Gian Piero Gasperini është ndër kandidatët kryesor për të marrë drejtimin e Milanit, raporton sot e përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport”, përcjell ORAinfo.
Gasparini momentalisht është duke drejtuar ekipin e Atalantës, e cila në këtë sezonë është treguar shumë e suksesshme në Serie A, duke e dërguar atë drejt vendit të katër i cili e qon në Ligën e Kampionëve.
Gazeta italiane gjithashtu raporton, se Gasaparini pëlqehet shumë nga Paolo Maldini i cili ka dhënë dritën jeshile për transferimin e tij në ‘San Siro.
Kujtojmë që në listë për të marrë drejtimin e Milanit janë përmendur edhe Maurizio Sarri, Massimiliano Allegri dhe Antonio Conte. /ORAinfo/