Tifozët e Milanit vijnë me një reagim të ashpër, kanë një kërkesë

11:28 | 19 Prill 2019

Tifozët e Milanit dëshirojnë që Lazio të sanksionohet të luajë disa ndeshje pa tifozë, pasi fansat e tyre u kapën duke kënduar një këngë të turpshme kundër mesfushorit të kuqezinjve, Tiemoue Bakayoko.

Ish-mesfushori i Chelseat tregoi fanellën e Francesco Acerbi pas fitores 1-0 ndaj Lazios në ndeshjen e fundit dhe tifozët e Lazios reaguan me një këngë të turpshme gjatë ndeshjes Lazio-Udinese dy ditë më parë, përcjell ORAinfo.

Tifozët e Milanit kanë reaguar me zemërim në mediat sociale duke kërkuar që Lazio të dënohet për disa lojëra.

“Ata kritikojnë gjestin e Bakayoko dhe reagojnë me një më të keqe”, thuhet në reagimin e tifozëve kuqezinj. /ORAinfo/

Komento: