Nga fillimi i korrikut, tifozët në Itali pritet të rikthehen në stadium.
Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina, ka thënë se shpreson që tifozët italianë do të mund të kthehen në stadium, duke filluar nga fillimi i korrikut.
Futbolli italian është rikthyer së fundmi, me dy gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, por sigurisht pa praninë e tifozëve.
Kjo gjë mund të ndryshojë qysh nga fillimi i muajit të ardhshëm. Kështu të paktën janë shpresat.
“Tani, vetëm pjesa e fundit po mungon: participimi i tifozëve”, ka thënë Gravina, duke komentuar situatën aktuale në futboll, transmeton lajmi.
“Shpresoj që gjysma e tyre, në rastin më të mirë, do të mund të kthehen nëpër stadiume në fillim të korrikut”, ka shtuar presidenti i FIGC.
Kampionati italian do të fillojë javën tjetër, por fillimisht do të luhet edhe finalja e Kupës së Italisë.