Arsenali njofton katër marrëveshje të reja, mes tyre edhe David Luiz.
Ashtu siç u paralajmërua dje, Arsenali ka njoftuar se ka arritur katër marrëveshja të reja.
Pablo Mari, i huazuar nga Flamengo, ka finalizuar transferimin e përhershëm në ‘Emirates’ duke nënshkruar kontratë katër-vjeçare.
Topçinjtë kanë arritur gjithashtu marrëveshje me Southampton për mbrojtësin Cedric Soares, i cili gjithashtu ishte i huazuar, përcjell lajmi.
Portugezi ka vënë penën në letër për katër vite.
Një nga befasitë është rinovimi i kontratës së David Luiz, me brazilianin që ka vazhduar qëndrimin në Londër për së paku edhe një vit tjetër.
Dani Ceballos ka vazhduar huazimin e tij deri në fund të sezonit.