Tifozët nuk po ju besojnë syve, Arsenal ja vazhdon kontratën lojtarit të dobët

11:30 | 24 Qershor 2020

Arsenali njofton katër marrëveshje të reja, mes tyre edhe David Luiz.

Ashtu siç u paralajmërua dje, Arsenali ka njoftuar se ka arritur katër marrëveshja të reja.

Pablo Mari, i huazuar nga Flamengo, ka finalizuar transferimin e përhershëm në ‘Emirates’ duke nënshkruar kontratë katër-vjeçare.

Topçinjtë kanë arritur gjithashtu marrëveshje me Southampton për mbrojtësin Cedric Soares, i cili gjithashtu ishte i huazuar, përcjell lajmi.

Portugezi ka vënë penën në letër për katër vite.

Një nga befasitë është rinovimi i kontratës së David Luiz, me brazilianin që ka vazhduar qëndrimin në Londër për së paku edhe një vit tjetër.

Dani Ceballos ka vazhduar huazimin e tij deri në fund të sezonit.

Komento: