Tifozët pushtojnë fushën për Zhegrovën, sigurimi i del në ndihmë

23:39 | 17 Gusht 2026

Edon Zhegrova ka kaluar disa momente të vështira pas përfundimit të miqësores së Juventusit ndaj ekipit U23.

Ylli i Kosovës u aktivizua në fitoren 2-0 të “Bianconerëve”, por pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit, tifozët pushtuan fushën.

Në një video të publikuar në rrjete sociale, Zhegrova shihet duke tentuar të largohet drejt dhomave të zhveshjes bashkë me bashkëlojtarët, por disa tifozë arritën ta kapnin atë.

Ata tentuan t’ia merrnin fanellën, ndërsa për një moment u desh edhe ndërhyrja e sigurimit për ta nxjerrë futbollistin nga turma.

Momenti është bërë viral në rrjetet sociale.

Komento: