Tifozët “shkokojn” Gareth Bale, ja çka i bënë

20:57 | 21 Prill 2019

Bale nuk u prit mirë nga tifozët.

Rrebesh vërshëllimash nga ana e tifozëve në “Santiago Bernabeu” për Gareth Bale.

Uellsiani në qendër të zërave të merkatos pavarësisht mungesës së dëshirës së tij për tu larguar nga Los Blancos në verë, u aktivizua këtë të dielë në të 70’ ndaj Athletic Bilbao, në vend të Lucas Vazquez, në fitoren 3-0.

Një moment zëvendësimi në të cilit Bale është përshëndetur nga moria e vërshëllimave të tifozëve të Real Madrid, të lodhur nga ulje-ngritjet e tij dhe nga polemikat që derivojnë nga merkato.

Një sinjal i fortë dhe i qartë se si ambienti i Real, drejtuesit dhe tifozët, kanë arritur në kulmin e durimit ndaj “zotërisë 100 milionë”.

Komento: