
Del sondazhi, edhe tifozët shqiptarë të Milanit nuk e duan Piolin.
Milani zgjodhi t’i besojë stolin Stefano Piolit duke larguar Marco Giampaolon.
Por zgjedhja e tij në krye të skuadrës nuk u ka pëlqyyer aspak tifozëve të Milanit në përgjithësi dhe atyre shqiptarë në veçanti.
Në një sondazh të faqes më të madhe milaniste në shqiptari “acmilan-neës”, 81% e tifozëve kanë votuar se janë të zhgënjyer me zgjedhjen nga Maldini dhe Bobani.
Vetëm 19% e tyre besojnë në zgjedhjen e trajnerit të ri.

Pioli ka filluar stërvitjet me klubin dhe prova e tij e parë do të jetë Lecce më 20 tetor.