Tifozët tallen keq me Lewandowskin, shikoni reagimin e tij

13:56 | 21 July 2020

Lewandowski është përballur me disa tallje të tifozëve.

Tifozët në rrjete sociale janë tallur me yllin e Bayern Munichut, Robert Lewandowski, duke thënë se France Football vendosi të mos e ndajë Topin e Artë këtë vit për shkak të një video ku polaku shihet duke vallëzuar.

Këtë vit Topin e Artë nuk do ta fitojë asnjë futbollist, pasi që organizatorët, France Football, vlerësuan se shkaku i pandemisë nuk kishte kushte mjaftueshëm të drejta për ta zgjedhur dikë për këtë çmim.

“Në rrethana të jashtëzakonshme, për herë të parë në historinë e vet, që filloi në vitin 1956, Ballon d’Or France Football nuk do të ndahet për vitin 2020 për shkak të mungesës së kushteve të drejta”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga France Football.

Që kur u bë i ditur lajmi për anulimin e Topit të Artë, tifozët e Robert Leëandoëskit janë ankuar se futbollistit të tyre të preferuar i është rrëmbyer Topi i Artë këtë vit, pasi që polaku konsiderohej si favoriti për këtë çmim.

Ndërkohë, disa tifozë të tjerë janë tallur me Lewandowskin, duke shkruar në Tëitter se arsyeja e vërtetë pse France Football e anuloi Topin e Artë këtë vit është pasi që nuk donte që fituesi i çmimit të ishte Leëandoëski, shkaku i një videoje të tij duke vallëzuar në TikTok.

Megjithatë, France Football e arsyetoi vendimin e marrë duke thënë edhe se Topi i Artë u anulua këtë vit pasi që 2020-ta nuk mund dhe nuk duhet të trajtohet si çdo vit tjetër i zakonshëm.

Komento: