Rikthimi i Lionel Messit në Barcelonë duket të jetë gjithnjë e më i mundshëm.
Ylli argjentinas është duke e kaluar sezonin e dytë në Paris Saint-Germain pasi u largua nga Camp Nou në verën e vitit 2021 si lojtar i lirë.
E tash, pas pak muajsh do t’i skadojë kontrata me parisienët dhe gjatë verës do të jetë lojtar i lirë.
Rikthimin e mundshëm në klubin e zemrës të kampionit të freskët botëror e ka konfirmuar në njëfarë mënyre edhe presidenti i klubit, Joan Laporta, shkruan Express.
“A do të rikthehet Messi në Barcelonë?”, është pyetja që iu drejtua në stadium Laportas.
“Po”, ishte përgjigja e shkurtër e kreut të klubit katalunas.
Pra, me shumë gjasa shtatë herë fituesi i Topit të Artë do të zbarkojë në Kataluni me të përfunduar sezoni aktual.
Ai ka ofertë edhe nga PSG-ja për ta vazhduar kontratën, por ka oferta të majme edhe nga Arabia Saudite dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por, 35 vjeçari synon të luajë së paku edhe një vit në nivele të larta të futbollit evropian.
VIDEO: