Tifozi i Cristiano Ronaldos dëshiron të financojë transferimin e tij te Bayern Munichu

14:13 | 20 May 2023

Bayern Munich ishte i lidhur ngushtë me një angazhim të Cristiano Ronaldos verën e kaluar. Megjithatë, në fund, Bayerni vendosi kundër transferimit. Tani 38-vjeçari është befas sërish një ‘objektiv’ për kampionët e rekordeve gjermane.

Në kërkim të një sulmuesi të ri, lojtarë të shumtë janë lidhur së fundmi me një transferim te Bayern Munichu.

Sipas raportimeve, Randal Kolo Muani i Eintracht Frankfurt është favoriti kryesor për drejtuesit e klubit bavarez.

Çuditërisht, tani ylli portugez, Ronaldo është sërish një ‘problem’ në Mynih.

Arsyeja: Sipërmarrësi gjerman, Markus Schon është i gatshëm të financojë një angazhim të Ronaldos te rekordmenët gjerman.

48-vjeçari tashmë ka kontaktuar me drejtorin e klubit, Oliver Kahn me një ide konkrete transferimi të portugezit në Allianz Arena.

“Do të ishte e mundur që ne të merrnim përsipër të paguajmë tarifën e transferimit ose tarifën e qirasë dhe një pagë më të madhe se një shumë bazë që do të përcaktohet”, ka thënë Schon në një intervistë për Abendzeitung Munich.

Tifozi i Ronaldos dëshiron të shohë CR7 në Bundesligë

Schon, i cili është një tifoz i madh i Ronaldos, do të donte ta shihte atë të luante në Bundesligë para se të përfundonte karriera e tij.

Megjithatë, një parakusht për një marrëveshje të tillë, është që kompania e tij “perceptohet qartë si mundësuesi i ndryshimit”.

Ndër të tjera, Schon, i cili operon me shitje online të artikujve kërkon një “pjesëmarrje në të ardhurat nga fanellat” në mënyrë që “të kufizojë rrezikun financiar”.

Duke pasur parasysh pagën vjetore të përfolur të Ronaldos prej 200 milionë eurosh, Bayerni do të duhet të shesë shumë fanella për ta rikthyer investimin.

Bayerni ende nuk i është përgjigjur propozimit kurioz për transferim. Kjo ndoshta për faktin se “fushata e marketingut” e Schon në Säbener Straße sigurisht që nuk merret shumë seriozisht. Përveç kësaj, Ronaldo në moshën 38-vjeçare nuk i përshtatet vërtet profilit të kërkimit të Bayernit.

Komento: