Modelja Ivana Knoll ngacmoi tre milionë ndjekësit e saj në Instagram të enjten teksa festoi arritjen e suksesit në rrjetet sociale duke shpërndarë një fotografi provokuese me rroba banje.
Ivana, 30 vjeçe – e cila ka grumbulluar mbi 200,000 fansa në internet çdo ditë kur bëri emër si ‘tifozja më seksi e Kampionatit Botëror’ pasi mori vëmendjen në tribuna gjatë turneut të futbollit në Katar – duke i lënë pak vend imagjinatës me paraqitjet e saj.
Në fotografinë e re, Ivanna kishte veshur një palë bikini të kaltra teksa pozonte në shkretëtirën me rërë të Dohas, shkruan DailyMail.
Sensacioni i internetit me prejardhje nga Kroacia – shtet i cili ka një popullsi prej 3.89 milionë banorësh, shkroi në mbishkrimin e imazhit provokues: “Tre milionë. Uau djema! Pothuajse tre milionë banorë të vendit tim. Faleminderit shumë, ju dua të gjithëve”.
Në fotografinë e saj, Ivana mund të shihej duke hedhur një vështrim mbrapa mbi shpatullën e saj, ndërsa mbronte sytë e saj nga dielli i fortë i shkretëtirës me një palë syze dielli të errëta.
Ajo tregoi të pasmet e saj atraktive dhe këmbët e tonifikuara, ndërsa i mbante flokët lart në ajër pasi hodhi me shaka pak rërë në ajër.
Bukuroshja kishte veshur bikini me fije blu dhe të bardha dhe ajo dukej e buzëqeshur gjersa pozonte.
Ivana shkaktoi një bujë të madhe në Katar gjatë gjithë turneut për veshjet e saj të ekspozuara, që binin ndesh me qasjen më konservatore të vendit ndaj veshjeve të femrave.
Ish-finalistja e kompeticionit “Miss Kroacia 2016” u ndalua nga sigurimi i stadiumit që të fotografohej me tifozët përpara çerekfinales së Kampionatit Botëror kundër Brazilit të premten.
Më parë ishte pohuar nga disa njerëz në Katar se sheikët po e fotografonin Ivanën vetëm për shkak se ata nuk e miratonin veshjen e saj.
Ligjet e zakonshme të veshjes në Katar i nxisin gratë të mbulojnë shpatullat e tyre, ndërsa shpatullat e Knollit ishin të ekspozuara në çdo paraqitje të saj.
Kishte zëra se ajo do të përjashtohej nga loja gjysmëfinale nga zyrtarët e Katarit kur Kroacia do të përballej me Argjentinën të martën – por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Ylli kroat grumbulloi miliona fansa në Instagram si pasojë e të bëmave të saj në Katar, duke mbledhur fansa nga mbarë bota për qëndrimin e saj dhe mbështetjen e palëkundur ndaj Kroacisë së Luka Modricit.