Tifozja shtiret si e sëmurë: Merr leje në punë dhe ikën për të parë ndeshjen Angli-Danimarkë

19:44 | 09 Korrik 2021

Një tifoze kërkonte me çdo kusht të shikonte gjysmëfinalen Angli-Danimarkë.

37-vjeçarja nga Bradford, Nina Farooqi u shtir si e sëmurë në punë, për të marrë leje.

Por në vend që të shkonte në shtëpi, ajo iku në stadium për të shijuar ndeshjen.

Por televizori e nxori zbuluar sepse ajo u kap nga kamerat kur brohoriste e festonte për golin e Harry Kane që çoi Anglinë në finale.

Ky moment u pa edhe nga shefi i saj, i cili e pushoi nga puna.

Komento: