‘Tigri’ kritikon aktorët që promovojnë drogë, alkool, banalitet e imoralitet: Turpi ju mbuloftë

13:31 | 11 Nëntor 2022

Aktori, Kreshnik Ibrahimi ka reaguar siç ka thënë për “banalitetin momental në humorin e Kosovës”.

Ai ka thënë se shqetësimi i tij është për kulturën që po mbjellin tek femijët.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, “Tigri”, ka shtruar disa pyetje pēr këta aktor, të cilët thotë ai po promovojnë banalitet.

Postimi i tij i plotë:

Turp!!!

Jam menduar disa her te shkruj per Banalitetin momental ne Humorin e Kosoves…por kam heshtur,duke than me veti qe “Kreshnik nese flet disa njerez mund te mendojn qe je duke jau pasur inati ose je xheloz ndaj Kolegve te tu Aktor ose Aktore” e ne fakt sjam xheloz hiq,as tybe bile hiq lakmi nuk jau marr piken!!!

Vetem nje shqetsim kam per kulturen qe po mbjellni tek Femijet tan,te secilit prej neve,per kombin tonë !

Une si aktor i magjistruar ne profesjonin e aktrimit kam disa pytje per ju…

A keni pak ndergjegjie per kte pune?
Si ndjeheni para femive tuaj?
Perpara nanes?
Perpara shoqeris?
Perpara brezit qe po rritet?
A keni moral artistik dhe njerzor?

Ju gjith kohes promovoni imoralitet,banalitet,dukuri negative,drog,alkohol e gjithqka tjeter qe nuk jan as ne kulturen e as ne traditen e asnje Shqiptarit.!

Per mendimin tim ju skeni faj se ashtu siq esht Banaliteti ne Artin tuaj,asht ne fakt jeni ju,ca funderrina te kafeve afer teatrit,te rritur me konceptin qe te qenurit aktor duhet te jet ndryshe…po ndryshe po,por ndryshe per mir e jo per keq siq jeni ju!!!!

Te qenurit Aktor duhet te jet shembull,duhet te jet pasqyrim i virtyteve njerzore,sepse ju jeni ata qe rritni breza nepermjet Ekranit!

Fajet i kan edhe Mediat,madje fajin kryesor e kan ata qe ju shikojn edhe ju bajn faktor te ksaj shoqerie qe dita dites po shkaterrohet!

Une zdi qka me ju than tjeter veq Marrja e Turpi ju mbuloft!!!

Komento: