Rrjeti social TikTok nën vëzhgim për shkak të një sfide të çuditshme.
Autoritetet rregullatore italiane kanë urdhëruar që TikToku t’i bllokojë llogaritë e përdoruesve moshën e të cilëve nuk mund ta konfirmojnë.
Ky hap u vendos të ndërmerrej pasi vendi u trondit nga vdekja e një dhjetëvjeçareje, prindërit e të cilit pretendojnë se ajo mori pjesë në njërën nga sfidat në rrjetin e njohur social.
Aplikacioni kinez TikTok aktualisht është rrjeti më i popullarizuar social. Ka më shumë se 800 milionë përdorues aktivë mujorë.
Aplikacioni është shkarkuar më shumë se dy miliardë herë. Ai është veçanërisht i popullarizuar në mesin e adoleshentëve.
“Rritja erdhi pikërisht në kohën kur filloi pandemia dhe në fakt mund të themi se fakti që shumë njerëz qëndruan në shtëpi të lirë kontribuoi shumë në rritjen e TikTok. Njerëzit me pizhame në shtëpi kryen lëvizje të ndryshme vallëzimi pa pasur punë më të zgjuar dhe e kthyen TikTokun në absolutisht fenomenib më të madh tani në botën dixhitale”, tha Velimir Grgic.
Si çdo fenomen tjetër, edhe kjo ka anët e saj të dobëta. Sfidat e çuditshme, shpesh në mesin e përdoruesve të rinj, kanë qenë tashmë të pranishme në rrjetet e tjera sociale.
“E vetmja mënyrë se si mund ta mbroni një fëmijë është duke u përpjekur ta rritni një fëmijë që të jetë në gjendje ta arsyetojë dhe të dijë ta dallojë të mirën nga e keqja. Sa do të jetë e mundur varet nga sa vjeç është fëmija. […] Sot, çdo fëmijë ka një telefon në xhep”, shtoi Grgic.
Sidoqoftë, ekspertët vërejnë se ka një mënyrë që prindërit t’i mbrojnë fëmijët e tyre.
“Të rriturit duhet të kalojnë pak më shumë kohë me fëmijët, t’i mësojnë ata dhe t’i njohin me këto trende të reja dhe sa më mirë që një fëmijë të ketë qasje në ato që shohin në internet dhe të vendosë nëse është i rrezikshëm për ta apo për të tjerët”, thotë Tomislav Ramljak nga Qendra për Fëmijë të Zhdukur dhe të Abuzuar.
TikTok kërkon që përdoruesit të jenë të paktën 13 vjeç, por kufizimet e moshës në internet zakonisht anashkalohen lehtësisht. Ndoshta sepse qëllimi i rrjeteve sociale në internet është të kenë sa më shumë përdorues.