Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur në Prishtinë, përkatësisht në lagjen Matiçan.
Një njërën nga veturat që është aksidentur ka qenë deputetja e VV-së, Tinka Kurti.
Policia njofton se në këtë aksident janë lënduar pesë persona.
Pas aksidentit ka reaguar deputetja Kurti.
Ajo, ka shkruar se fëmijët e saj, gjyshi dhe ajo janë mirë më shëndet dhe kanë shpëtuar.
Postimi i saj i plotë:
Familjarë e miq që jeni shqetësu sot nga lajmi i aksidentimit, fëmijët, gjyshi dhe unë jemi mirë. Shpëtuam fatbardhësisht. Ju falenderoj shumë për kujdesin! E paçit shëndetin!