Tiranë: Burri rrah dhe kanos me mjet prerës gruan në sy të fëmijëve

15:56 | 16 Qershor 2025
Tiranë: Burri rrah dhe kanos me mjet prerës gruan në sy të fëmijëve

Një 37-vjeçar në Tiranë është kapur në flagrancë nga policia duke ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe duke e kanosur me mjet prerës.

Sipas policisë, është sekuestruar një armë gjahu që e posedonte 37-vjeçari në banesë, dhe mjeti prerës.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur po ashtu se 37-vjeçari kanosi gruan e tij në sy të fëmijëve.

“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet ndër të tjetra në njoftimin e policisë.

Komento: