Tjetër aksident i rëndë, raportohet edhe për të lënduar

15:37 | 01 April 2019

Numri i aksidenteve është shtuar shumë kohëve të fundit.

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Bardhosh të Prishtinës, raporton Indeksonline.

Në aksident përveç dëmeve të konsiderueshme materiale ka edhe persona të lënduar.

Policia e Kosovës dhe autoambulanca menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e aksidentit.

Në vendin e aksidentit shihet një biçikletë dhe një automjet i cili ka dalë jashtë rrugës.

Komento: