Tjetër ditë, tjetër rekord për Messin: Argjentinasi thyen një rekord befasues

18:27 | 16 Korrik 2021

Messi vendos rekord në rrjetin social Instagram.

Argjentina fitoi Kupën e Amerikës pasi mposhti në finale skuadrën e Brazilit, transmeton lajmi.net.

Ky trofe ishte i pari për Messin me Kombëtaren e tij pas katër finaleve të humbura më parë.

Festa e argjentinasit pas triumfit ishte e madhe, e një foto e tij e publikuar në Instagram ka vendosur rekord.

34-vjeçari, ka publikuar një foto me trofeun e Copa America duke grumbulluar afro 20 milionë pëlqime në të, që është njëherësh postimi me më së shumti ‘Like’ në kategorinë e sportit në historinë e Instagramit.

Ylli i Barcelonës përveç rekordeve në futboll tani ka nisur ti thyejë edhe ato në rrjetet sociale.

Komento: