Tjetër lajm i keq për Interit, lëndohet ylli i madh

14:08 | 08 Maj 2019

Interit iu ka lënduar, Stefan De Vrij.

Stefan de Vrij mund të qëndrojë jashtë në ndeshjen e radhës të Interit për shkak të një tërheqjeje muskulore.
Një raport mjekësor në faqen zyrtare të klubit zikaltër konfirmon se De Vrij ka tërhequr një muskul të kofshës së djathtë.

Gjendja e mbrojtësit do të monitorohet në ditët e ardhshme, por pjesëmarrja e tij për ndeshjet e mbetura ndaj Chievo-s, Napolit dhe Empolit është në rrezik. Holandezi ka qenë një nga lojtarët kryesorë të skuadrës së Spalletti-t këtë sezon dhe bashkë me Skriniar në qendër të mbrojtjes kanë qenë shtyllat e prapavijës zikaltër.

Komento: