Tjetër reagim nga Sejdiu, shpërthen në akuza ndaj Mustafës, Hazirit, e Veliut

17:37 | 03 August 2019

Fatmir Sejdiu ka vazhduar me reagime pas zgjedhjes së Mustafës në krye të LDK-së.

Derisa të gjithë kishin hequr dorë për t’i hyrë garës për kryetar të LDK’së dhe ishin pajtuar që Isa Mustafa të jetë kandidat konsensual për kreun e partisë, Famtir Sejdiu nuk e kishte bërë një gjë të tillë.

Ai në Kuvendin e sotëm të LDK’së ka tentuar që të sfidojë Isa Mustafën, megjithatë nuk ka arritur që të marrë votat e mjaftueshme që do të miratonin kandidaturën e tij për kryetar të LDK’së.

E pas kësaj, ish-presidenti Sejdiu i është drejtuar delegatëve të LDK’së, duke u thënë se shpreson që nuk kanë qenë të shantazhuar kur kanë votuar për kandidaturën.

“Uroj që të jetë mendim autonom, i pavarur dhe pa asnjë kërcënim, ashtu siç votuat”, është shprehur Sejdiu, raporton Gazeta Express.

Më tej ai ka drejtuar kritika dhe akuza ndaj krerëve të LDK’së, Isa Mustafës, e nënkryetarëve, Lutfi Haziri, Agim Veliu e Haki Rugova.

Sejdiu ka kritikuar ata se po e ngulfasin demokracinë e brendshme të LDK’së. Ai ka treguar se si është takuar me Isa Mustafën për të diskutuar për çështjen e kandidimit për kryetar, por shpjegon se nuk kishte marrë kurrfarë përgjigje.

Ndër të tjera ai thotë se kishte telefonuar edhe të gjithë nënkryetarët e partisë, por asnjëri nga ta nuk i kishte dhënë ndonjë përgjigje.

Sejdiu si kundërpërgjigje, u kujton kohën kur kishte qenë president, duke thënë se asnjëherë të vetme nuk ua kishte kthyer shpinën, duke treguar se kishte pranuar t’i takonte sa herë që kishin kërkuar.

Në fund të fjalimit Sejdiu ka thënë se e sheh që është i paneovjshëm në Kuvend, dhe ka lëshuar takimin para të gjithëve. Akuza më pas bashkë me Tërmkollin ka lëshuar para gazetarëve të cilët ishin në hollin e Hotel ‘Emerald’, vendin ku është mbajtur sot Kuvendi i IX-të i LDK’së.

Komento: