Tjetër rekord nga Messi, e tejkalon Ronaldon

09:30 | 16 Qershor 2021

Me supergolin nga gjuajtja e lirë me Argjentinën ndaj Kilit, ylli i Barcelonës, Lionel Messi tejkaloi Cristiano Ronaldon në një tjetër rekord.

Argjentinasi dhe portugezi janë rivalë që një dekadë e gjysmë duke garuar për çmime individuale dhe thyerje të rekordeve, përcjell lajmi.

Tani, Messi është para Ronaldos për më shumti gola në gjuajtje të lira nga lojtarët aktivë.

Numri 10 ka shënuar 57 në karrierë, një më shumë se Ronaldo, që numëron 56.

Gjëja më interesante është se 20 gjuajtjet e fundit janë shënuar në vetëm pesë vite.

Kurse, Ronaldo ka shënuar 32 gjuajtje të lira për Real Madridin, 13 për Man Unitedin, 10 për Portugalinë dhe vetëm një për Juventusin.

Komento: