Messi e shënon golin e 700-të në karrierë.
Lionel Messi e pranoi një dhuratë të vonuar për ditëlindje të martën mbrëma, kur shënoi në rrjetën e Atletico Madridit për regjistruar golin e 700-të në karrierën e vet profesioniste.
Messi, i cili i mbushi 33 vjet më 24 qershor, shënoi nga penalltia në minutën e 50-të, në takimin mes Barcelonës dhe Atletico Madridit në Camp Nou, transmeton Express
Ai e shënoi këtë arritje në stil po ashtu, duke e mposhtur portierin e Atleticos Jan Oblak me panenka nga pika e bardhë. Portieri slloven u hodh herët dhe ishte i pafuqishëm ta parandalojë topin të mos futej në rrjetë.
Messi e shënoi golin e 700-të në Camp Nou, stadiumin i cili ka qenë shtëpia e tij gjatë gjithë karrierës për klubin.
Në përgjithësi, ai i ka shënuar 630 gola për Barcelonën, duke u bërë dukshëm golashënuesi më i mirë në histori të klubit, ndërsa 70 të tjera për ekipin kombëtar të Argjentinës.
Ai i është bashkuar Cristiano Ronaldos, i cili725 gola në 1002 ndeshje gjatë karrierës për klubet e tij dhe kombëtaren e Portugalisë.