Tjetër sulm në Gaza, Izraeli godet “zyrën operative” të Hamasit

12:11 | 15 Maj 2021

Nuk ka të ndalur tensioni në Gaza. Ushtria e Izraelit ka njoftuar se ka bombarduar nga ajri “zyrën operative” të Hamasit.

Sulmet ajrore kanë vijuar gjatë gjithë natës.

Sipas autoriteteve vendase, bilanci i viktimave në Gaza ka shkuar në 126, mes të cilëve 31 janë fëmijë.

Ndërkohë, Egjipti ka kërkuar një armëpushim, qoftë ky edhe i përkohshëm, për të evakuuar të plagosurit.

Sot do të mblidhet edhe Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara.

Ndërkohë, edhe Gaza ka rinisur mëngjesin e sotëm hedhjen e raketave drejt jugut të Izraelit, në veçanti në qytetet Ashkelon dhe Ashdod. Sipas Izraelit, shumica e raketave janë kapur nga sistemi Iron Dome (Kupola e Hekurt).

Komento: