Tmerr në një avion në Rusi, hapet dera gjatë fluturimit

18:21 | 09 January 2023

Panik në një avion në Rusi, hapet dera gjatë fluturimit.

Një eksperiencë të tmerrshme kanë përjetuar 25 pasagjerë të një avioni An-26, në një fluturim të brendshëm në Rusi, në rajonin e Siberisë, kur dera e pasme e avionit u hap pak pas ngritjes.

Natyrisht, bagazhet dhe sendet e pasagjerëve të aeroplanit fluturuan në zbrazëti ndërsa kabina ishte nën presion, sipas Daily Mail. Një video tregon hapjen e derës së pasme të avionit IrAero, një Antonov, i cili ishte nisur nga Magan në rajonin Yakutsk të Siberisë lindore në temperatura -41 gradë Celsius.

Pasagjeri që ka xhiruar videon është në një nga sediljet e pasme të avionit, i nisur për në Magadan në bregun e Paqësorit të Rusisë. Dera, e përdorur për ngarkimin e bagazheve, zakonisht është e izoluar në pjesën e pasme të avionit.

Piloti bëri një ulje emergjente në Magan dhe të gjithë në bord ishin “të sigurt” pavarësisht të ftohtit të fortë në kabinë gjatë incidentit.

Njeriu që filmon makthin mund të dëgjohet duke mallkuar i tronditur. Për ngjarjen autoritetet kanë nisur një hetim.

Komento: