Tmerrohet Barcelona, Neymar te Real Madrid?

14:04 | 14 Gusht 2019

Los Blancos e duan me çdo kusht Neymarin.

Real Madrid ka vendosur të konkurrojë me Barcelonën për rikthimin e Neymar në La Liga.

Florentino Perez, duket i bindur në realizimin e ëndrrës së tij për të transferuar më në fund te Real Madrid, yllin brazilian, Neymar.

Siç mëson Sport, në ofertën e Realit drejtuar PSG-së për Neymar, mund të përfshihet sulmuesi tjetër brazliana, Vinicius Jr.

Ish anëtari i Flamengo, nuk e ka besimin e Zinedine Zidane, dhe do të shërbente si një shtesë e madhe në ofertën për Neymar, të cilin PSG e vlerëson 250 milionë euro.

Komento: