Tmerrohet Milani, PSG po ia rrëmben yllin e madh – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Tmerrohet Milani, PSG po ia rrëmben yllin e madh

18:34 | 12 Shkurt 2019

Franck Kessié është një nga lojtarët më të rëndësishëm për AC Milan të Gennaro Gattuso.

Yllit të Bregut të Fildishtë me Rossonerët i skadon kontrata në 2021 dhe klubi është i gatshëm të zgjasë qëndrimin e tij në klub.

Rino Gattuso dëshiron të llogarisë tek ai për të ardhmen, por qëndrimi i tij në San Siro nuk mund të merret si i mirëqenë përcjell ORAinfo.

Burimet e shumta zbulojnë se Psg janë klubi më i interesuar për të mirëpritur shërbimet e tij në verë. Arsenali dhe Chelsea gjithashtu po monitorojnë lojtarin, por, sot, gjigantët e Ligës 1 po udhëheqin garën për ta nënshkruar atë./ORAinfo/

Komento: