Alessandro Costacurta dhe Fulvio Collovati, dy ish-yjet e Italisë janë akuzuar për seksizëm në lidhje me komentet e tyre për rastin e Mauro Icardi dhe Wanda Nara përcjell ORAinfo.
Duke folur për Quelli Che Il Calcio, Collovati, një ish-mbrojtës i Interit tha: “Gratë nuk mund të flasin për taktika, vetëm meshkujt dinë diçka për këtë çështje”.
Më vonë gjatë natës, Costacurta ndau mendimet e tij në situatën e Icardi. “Në qoftë se Wanda ishte gruaja ime, unë do t’i thoja asaj të mos flasë për ndonjë gjë për bashkëslojtarët e mi, përndryshe unë do ta dërgoj nga shtëpia”.
Inter vendosi t’i japë fund kapitenitetit të Icardi javën e kaluar. Vendimi i klubit nuk është i lidhur me bisedimet e reja të kontratës, por duket të jetë i lidhur me fjalët e Wanda rreth shokëve të ekipit të Icardi./ORAinfo/