Tolaj: Disa prona në procesin e privatizimin janë shitur nga 2 euro për ari

11:37 | 02 November 2020

Po vazhdon intervistimi i personave për privatizimin në Kosovë.

Disa prona në procesin e privatizimit janë shitur nga 2 euro për ari, pronë shoqërore e privatizuar nga AKP-ja, ka thënë drejtori menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolaj gjatë intervistimit nga Komisioni Hetimor për hetimin e procesit të privatizimit.

Tolaj ka mohuar se është shitë ndonjë pronë 1 euro për ari ashtu siç është raportuar në Komisionin parlamentar për hetimin e procesit të privatizimit. Drejtori i AKP tha se shumica e pronave janë shitur me çmim më të lartë.

Ai ka mohuar të jetë anëtar i ndonjë subjekti politik aktualisht, derisa pranoi që ka qenë në AAK deri në vitin 2018

I pyetur nga deputeti Bekë Berisha se a janë paguar me rregull shpronësimet që janë bërë, Tolaj tha se kjo duhet të kërkohet nga Qeveria.

“Sipërfaqja e shpronësuar bëhet nga Qeveria kryesisht për llogari të komunave ose të institucioneve publike. Sipërfaqja është shumë e madhe vendimi për shpronësimin shkon afërsisht 5 mijë hektarë. Nëse marrim shitjet e tokave bujqësore kanë qenë 10 mijë hektarë. Për cdo shpronësim Agjencisë i paguhen vetëm 20 për qind të vlerës dhe kjo shkon për punëtorët. Agjencioni është i pakënaqur me vlerat që janë paguar nga shpronësimet për shkak se presioni nga punetorët po bie tek ne dhe jo te Qeveria. Është e pamundur qe tu shpjegohet punëtorëve që kjo dueht të kërkohet te Qeveria”, tha ai.

Ndërsa, deputeti i VV-së, Hajrulla Çeku, ka thënë se posedon një listë të disa tokave që janë shitur në 2020 gjatë muajve prill dhe maj, me çmimet 11-15-17 dhe 18 euro, mejgithatë Tolaj ka thënë se nuk beson se ka pasur shitje të tilla por shton se mund ta verifikoj një gjë të tillë.

“Në kohë të pandemisë nuk ka ndodhur shitja”, ka thënë Tolaj.

I pyetur se a ka pasur punësime politike pas emërimit të Tolajt në pozitë, ky i fundit thoë se “mund të ndodhë që ka pasur, unë nuk kujdesem për procedurat e rekrutimit”.

Ai u pyet edhe për punësimin e Binak Vishajt, për të cilin tha se ishte punësuar pas ardhjes së tij në AKP dhe se i ka përmbushur të gjitha kriteret.

“Po është punësuar. Ka qenë përfaqësuesi i AAK-së në KQZ, ka kualifikim profesional, i ka plotësuar te gjitha kriteret kur ka hyrë në konkurs”, tha ai.

Komento: