Tolaj tregon se pse po infektohen të vaksinuarit kundër COVID-19

20:46 | 31 Korrik 2021

Infektologu tregon se pse po infektohen të vaksinuarit kundër COVID-19.

Aktualisht në Klinikën Infektive po trajtohen dy qytetarë të prekur me virus, të cilët janë vaksinuar me dozën e parë të kurës anti-Covid,

Në fakt ndihmë më këtë institucion kishin kërkuar edhe të tjerë, madje edhe nga ata që janë imunizuar me dy doza.

Veçse, të gjitha këto raste janë infektuar pa e arritur imunizimin e pjesshëm apo të plotë.

Infektologu Ilir Tolaj, shpjegon se pas marrjes së dozës së parë duhet dy javë në mënyrë që të krijohen anti-trupat dhe të filloj mbrojtja nga infeksioni.

Derisa sipas Tolajt, imuniteti i fituar pas aplikimit të dozës së parë është 30-35 përqind dhe 80-99 përqind në disa raste eventuale, pas marrjes së dozës së dytë.

“Nga momenti i vaksinimit me dozën e parë, organizimit i duhen rreth dy javë që të krijojë antitrupa, dhe nëse gjatë kësaj kohe ka rënë në kontakt personi i caktuar me virusin është mundësia që ai të infektohet”, deklaroi ai.

Megjithatë edhe në rast se dikush vaksinohet përderisa COVID-19 është duke u zhvilluar në organizëm, ende pa u shfaqur simptomat apo pa pasur konfirmim të virusit përmes testit, sipas profesionistëve shëndetësorë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Kujtojmë që tashmë varianti Delta po dominon në Kosovë.

Komento: