Tolisso te gjiganti italian me kosto zero

21:53 | 17 Shkurt 2022

Super transferim: Corentin Tolisso te gjiganti italian me kosto zero.

Corentin Tolisso drejt transferimit në Serie A.

Mesfushori francez, Corentin Tolisso do të largohet nga Bayerni i Mynihut në fund të sezonit, pasiqë i skadon kontrata me Bavarezët.

Tolisso ka luajtur në 18 ndeshje këtë sezon dhe ka realizuar 3 gola dhe 3 asistime.

Interesim për Tolisson kanë shfaqur Milan, Inter, Juventus dhe Roma, por sipas raportimeve të fundit Biankonerët janë në pole position për transferimin e 27-vjeçarin.

Calcio Mercato, shkruan se Juventus ka nisur bisedimet me agjentin e francezit dhe janë pranë arritjes së marrëveshjes.

Komento: