Tollovi në Merdar, mërgimtarët presin deri në 5 orë për të dalë nga Kosova

10:08 | 17 Gusht 2023
tollovi-ne-merdar,-mergimtaret-presin-deri-ne-5-ore-per-te-dale-nga-kosova

Qytetarët në pikë-kalimin kufitar Merdar po presin deri në pesë orë për të dalë nga Kosova.

Në përditësimin e fundit të Qendrës Kombëtare të Menaxhimit kufitar të orës 08:40 bëhet e ditur se kolona ka edhe në pikat kufitare Mutivodë, Dheu i Bardhë dhe Muçibabë.

Në Mutivodë pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në një orë, te Dheu i Bardhë 50 minuta ndërkaq në Muçibabë deri në 25 minuta.

Ditë më parë Policia e Kosovës u bëri thirrje qytetarëve që t’i shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare në mënyrë që të shmangen kolonat e pritjet e gjata.

Komento: