
Radhë të gjata para qendrës së vaksinimit në Pejë që nga ora 7 e mëngjesit.
Pejanët janë duke treguar interesim të madh për t’u vaksinuar, si mbrojtje ndaj COVID-19.
Nga një fotografi e postuar tek faqja në Facebook me emrin PEJA News, shihet se si qytetarët e kësaj komune presin në radhë të gjata për ta kryer këtë proces.
Sipas tyre, fotoja e mëposhtme është bërë në orën 07:00 të ditës së sotme.
