Tollovia e madhe në Veternik, Lekaj jep këtë njoftim

15:58 | 10 June 2019

Një lajm të mirë sot kanë marrë qytetarët e Prishtinës.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se sot ka bërë nënshkrimin e një kontrate mjaftë të rëndësishme dhe tejet të domosdoshme për qytetarët e vendit, veçmas banorët e Prishtinës.

“Sot nënshkrova kontratën për implementimin e zgjerimit të hyrjes në kryeqytet nga ana e Veternikut, bashkë me urën që lidhë rrugët nacionale N2, N25.2 dhe kyçjen në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka shkruar Lekaj.

Puna për këtë projekt do të fillojë në fund të muajit qershor, për të cilën Lekaj ka shtuar se nuk do të jenë tolerantë ndaj çfarëdo devijimi të planit dinamik të punimeve.

Komento: