Tomë Gashi zbulon në çfarë cilësie u intervistua Sylejman Selimi

15:31 | 06 Shkurt 2019

Ende pa kaluar dy javë nga lirimi nga burgu, ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi është intervistuar sot në zyret e Gjykatës Speciale në Prishtinë.

Në një konferencë për media, avokati i tij mbrojtës, Tomë Gashi ka thënë se rasti i ftesave ka qenë shumë specifik deri në ditën e sotme.

“Sylejman Selimi ka qenë i ftuar që të jap dëshminë e tij, e ka dhënë deklaratën në orën 09:00 në zyret e Speciales në Prishtinë. Ai ka qenë i ftuar me ftesë të rregullt, nuk ka qenë kërkesa të merret në pyetje në Hagë. Ai i ka dhënë gjitha shpjegimet që janë kërkuar prej tij”, ka thënë Gashi, përcjell lajmi.net.

Sipas avokatit, Selimi është ftuar në cilësin e të dyshuarit.

“Secili që është në cilësinë e të dyshuarit nuk mund të bëhet publike se për çfarë është marrë në pyetje, ka qenë marrje në pyetje e përgjithshme”, ka shtuar Gashi.

Gashi ka thënë se intervista ka zgjatur fare pak rreth një orë.

Komento: