Mesfushori i Newcastle United, Sandro Tonali, e ka pranuar se ka vënë bast për ndeshjet e Milanit teksa ka folur përpara prokurorisë.
Gazzetta dello Sport ka raportuar se gjatë takimit të djeshëm të Tonalit me prokurorin, Giuseppe Chine, mesfushori ka folur për veprimet e tij dhe italiani tashmë ka nisur të kontribuojë në hetim, shkuar lajmi.
Marrja në pyetje zgjati rreth tre orë, por më parë Chine ishte takuar me Tonalin në një vend sekret.
Tonali e pranoi se kishte vënë baste në futboll, por më erëndësishmja, ai rrëfeu se kishte vënë baste në ndeshjet e Milanit gjatë kohës së tij te “kuqezinjtë”.
Kjo mund të kualifikohet si sjellje e keqe sportive, por për t’i bërë gjërat më të lehta për Tonalin, bastet dhe veprimet e tij nuk ndikuan në rezultatin e lojës.
Tonali dëshiron të ndjekë të njëjtën rrugë si Nicolo Fagioli dhe dëshiron të kërkojë një marrëveshje për pranimin e fajësisë.
Sanksioni fillestar nga Prokurori do të ishte më shumë se tre vjet, kryesisht për shkak se mesfushori ka vënë bast për ndeshjet e Milanit.
Por, për shkak se Tonali ka zgjedhur të bashkëpunojë gjatë hetimit, mund të kërkohet një marrëveshje për pranimin e fajësisë dhe pezullimi mund të zbresë në 12 muaj, veçanërisht pasi Tonali ka pranuar se vuante nga varësia ndaj lojërave të fatit.