Tonali thuhet se e preferon kalimin te Interi, para Juventusit.
Sandro Tonaldi thuhet se ka zgjedhur Interin para Juventusit dhe dëshiron që sa më shpejtë të kalojë në Giuseppe Meazza.
Mesfushori pritet të largohet nga Brescia me të përfunduar ky edicion që aktualisht është i suspenduar nga coronavirusi.
Corriere dello Sport raporton se Tonali e ka zgjedhur kalimin te Interi, pasi mendon se me Antonio Conten mund të zhvillohet shumë si lojtar.
Brescia ka bërë të ditur se ata janë të gatshëm të shesin lojtarin, mirëpo kërkojnë plotë 50 milionë euro për kartonin e tij.
Por, Interi planifikon që të ofrojë 30 milionë dhe një lojtar nga akademia, për t’i marrë kështu shërbimet e mesfushorit.
Tonali ka kohë që kërkohet nga Juventusi, mirëpo tani dëshiron të transferohet te rivali i tyre nga Serie A.