
Mesfushori italian, Sandro Tonali mund të rikthehet në Serie A këtë verë, pas tre sezoneve te Newcastle.
Agjenti i tij, Giuseppe Riso, ka deklaruar se bisedimet për të ardhmen do të ndodhin më pranë verës, me interes të madh nga klube si Juventus, Napoli dhe gjithashtu ka interesim edhe nga Arsenali
Newcastle kërkon rreth 80 milionë euro për shërbimet e tij, por vlera mund t’i ulet në rast që Newcastle nuk kualifikohet në garat evropiane.
Tonali, pati sukses me Newcastlen ku ka arritur të fitojë “EFL Cup” sezonin e kaluar.