Toni Domgjoni ka aplikuar për pasaportën e Kosovës – pamje nga ambasada në Holandë

23:30 | 02 Tetor 2021

Lojtari i Vitesse pritet të luajë me Kosovën në ndeshjet e tetorit.

Mesfushori kosovar, i lindur në Kroaci, Toni Domgjoni, është ftuar nga Bernard Challandes për grumbullimin e tetorit.

Kosova luan me Suedinë më 9 tetor dhe Gjeorgjinë më 12 tetor, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2022.

Para këtyre ndeshjeve, Domgjoni ka aplikuar për pasaportë të Kosovës, përmes ambasadës së Kosovës në Holandë.

Domgjoni aktualisht luan me skuadrën e Vitesse, kurse në nivel kombëtaresh përfaqësonte Zvicrën deri në grupmoshën U21.

Mbetet të shihet nëse dokumentacioni i lojtarit do të përfundohet në kohë për ndeshjet.

Komento: