Toni Kroos merr vendim për të ardhmen e tij

23:41 | 29 Maj 2023

Toni Kroos konfirmon vazhdimin e kontratës me Real Madridin.

Toni Kroos do të jetë pjesë e Real Madridit edhe për sezonin e ardhshëm.

Kontrata e gjermanit skadon në verën e këtij viti, por ai është pajtuar për të vazhduar kontratën edhe për një tjetër sezon, transmeton Gazeta Express.

Kroos ka dhënë së fundmi një intervistë për mediumin nga Gjermania, “Real Total”, ku mes tjerash konfirmoi marrëveshjen për rinovimin e kontratës.

“Duhet të pyes sërish klubin se kur do të njoftojnë rinovimin tim, sepse më duhet të shkoj me pushime në një moment”, tha ai.

Sipas raportimeve, zyrtarizimi i kontratës së re të 33-vjeçarit pritet të bëhet pas përfundimit të sezonit.

Toni Kroos është pjesë e Real Madridit që prej vitit 2014. Ai me “Los Blancos” ka fituar çdo trofe të mundshëm.

Komento: