Tony Blair me videomesazh uron Kosovën në 20 vjetorin e çlirimti

17:50 | 12 June 2019

Kosova ka shënuar 20 vjetorin e çlirimit.

Në ceremoninë e shënimit të kësaj ngjarje kanë marrë pjesë ish-presidenti amerikan, Bill Clinton dhe ish-sekretarja e shtetit amerikan Madeleine Albright.

E për këtë festë, një mesazh inkurajues e ka dërguar edhe ish-kryeministri britanik, Tony Blair, përcjll ORAinfo.

Videomesazhi i Blair është publikuar nga faqja zyrtare e presidentit Hashim Thaçit. Ky i fundit e ka falënderuar edhe ish-kryeministrin britanik, Tony Blair për kontributin e madh që ka dhënë për Kosovën.

Tony Blair, ish-kryeministri britanik, ka dhënë kontribut shumë të madh për lirinë tonë. Në shenjë të falënderimit dhe respektit të madh që populli ynë ka për të, sot shumë të rinj kosovarë me krenari e bartin emrin e tij. Kosova, populli ynë, asnjëherë nuk i harron miqtë. Faleminderit për gjithçka që keni bërë për Kosovën! Faleminderit edhe për këtë videomesazh!”, ka shkruar Thaçi. /ORAinfo/

Komento: