Top 5 ngjarjet e javës sipas Qeverisë: Pagesa prej 100 euro për pensionistë, 100 të tjera për studentët

09:10 | 24 Tetor 2022

Qeveria ia numëron top 5 ngjarjet vetes: Pagesa prej 100 euro për pensionistë, 100 të tjera për studentët.

Qeveria e Kosovës ka treguar sukseset që sipas saj ka shënuar gjatë javës së kaluar.

Ekzekutimin e shtesës prej 100 euro për pensionistë, hapja e aplikimit për mbështetje për 100 euro për studentë, vendosja e gurthemelit të shkollës në Ponoshevc të Gjakovës, janë disa nga sukseset që qeveria i ka numëruar si vendime të javës së kaluar.

Ekzekutohet shtesa prej 100 euro për 233 mijë pensionistë. Kjo është hera e tretë në 12 muajt e fundit që pensionistët përfitojnë nga mbështetja e Qeverisë.

Hapet aplikimi për studentë për mbështjetjen prej 100 euro nga Pakoja për Përballje me Inflacionin. Kjo është hera e dytë brenda këtij viti që studentët përfitojnë nga mbështetja e Qeverisë.

Vendoset gurthemeli i shkollës në Ponoshec dhe i çerdhes në lagjen Rezinë të Gjakovës. Të dyja këto investime të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Komento: