Topi i Artë, De Bruyne befason me këtë deklaratë

19:56 | 29 Shkurt 2020

De Bruyne thotë se është afër që të konkurrojë për Topin e Artë.

Kevin De Bruyne duket se është i kënaqur me performancat e tij.

Ylli belg i Manchester City është shpallur lojtari i javës në Ligën e Kampionëve, me një paraqitje kundër Real Madrid që bëri bujë të madhe.

De Bruyne së fundmi ka folur rreth formës së tij dhe është shprehur se ndihet afër për të garuar për Topin e Artë.

“Me gjasë nuk jam shumë larg. Por, kush jam unë të vendos për këtë?”, ka thënë De Bruyne, transmeton lajmi.

“Unë vetëm mundohem të jem më i miri që mundëm. Kam luajtur mirë viteve të fundit, edhe sezonin e kaluar, kisha lëndime por, kur isha në fushë, bëja mirë”.

“Edhe në Gjermani, kisha vite të mira dhe ndihesha i lumtur, por kush vendos (për më të mirin në botë) unë nuk e di, por mendoj se jam afër” ka shtuar ndër të tjerash KDB.

De Bruyne regjistroi një gol dhe një asistim në fitoren e Manchester City kundër Real Madrid.

Komento: