
Torino është duke bërë përpjekje për të nënshkruar me mesfushorin e Milanit, Lucas Biglia në një transferim të lirë kur kontrata e tij skadon në fund të sezonit.
Kohët e fundit u konfirmua se Biglia pësoi një dëmtim të ligamentit në stërvitje që do ta lë atë jashtë të paktën deri në qershor, kjo i bie që ai t’i ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit për kuqezinjtë, përcjell ORAinfo.

Kjo për shkak se argjentinasi ka vetëm një marrëveshje deri në fund të sezonit, dhe duke pasur parasysh sasinë e kohës që ai ka humbur në Milano për shkak të dëmtimit, raportohet gjerësisht se nuk ka shanse për një kontratë të re.
Megjithatë sipas Calciomercato, Biglia tashmë mund të ketë një kërkues të mundshëm.
Ky medium raporton se Torino është gati të bëjë transferimin e tij këtë verë. /ORAinfo/