Torino po ia merr yllin e madh Milanit

15:56 | 25 Gusht 2019

Torino është i intersuar ta transferojë yllin e Milanit.

Të ardhmes së Diego Laxalt te Milan i ka ardhur fundi. Mesfushori me tipare mbrojtëse nuk ka bindur drejtuesit me aftësitë e tij dhe Torino është gati të përfitojë.

Skuadra e Mazzarri kërkon një lojtar të zotë për mbrojtjen dhe 26 vjeçari shihet si profili ideal. Por për të bërë të vetin lojtarin që ka kontratë deri në 2022, Torino duhet të shpenzojë plot 13 milionë euro.

Shifër e kripur kjo për ish-futbollistin e Inter. Gjithsesi, deri në fund të javës së ardhshme do të kemi diçka më të qartë rreth këtij operacioni.

Komento: