Agjenti i yllit të Arsenalit, Lucas Torreira ka pranuar edhe një herë se klienti i tij dëshiron të sigurojë një rikthim në Serie A, duke parapëlqyer transferimin në Milan.
Kuqezinjtë ishin të lidhur ngushtë me një lëvizje për lojtarin uruguaian verën e kaluar ashtu edhe në dritaren e fundit të janarit, por ndjekja e tyre deri më tani kanë qenë e pasuksesshme.
Il Corriere dello Sport raportoi se Torreira ka përdorur agjentin e tij për të dërguar sinjale në Milano në lidhje me gatishmërinë e tij për t’u rikthyer në Itali dhe për t’u bashkuar me kuqezinjtë, të cilët janë të gatshëm të tentojnë sërish transferimin e lojtarit, përcjell ORAinfo.
“Do të më duhet të flas me Arsenalin. Lojtari do të donte të kthehej në Itali, por duhet të pranohet se Arsenali e trajtoi shumë mirë dhe sillte shkëlqyeshëm”, Pablo Bentancur, duke shtuar se Milan është ndër ekipet me të parapëlqyera të lojtarit në Serie A. /ORAinfo/